shërbimet

Ekspertizë dhe konsulencë

Ne analizojmë mundësitë më të përshtatshme të financimit që përputhen me nevojat dhe aspiratat e organizatës ose kompanisë suaj. Për më tepër, ne e personalizojmë procesin sipas ideve specifike të projektit që keni dhe ju ofrojmë udhëzime se si në mënyrë efektive të shfrytëzoni fondet e identifikuara me qëllim të përmbushjes së objektivave të kompanisë suaj. 

Këto shërbime janë veçanërisht të dobishme për kompanitë private si dhe institucionet publike, pasi shpesh atyre u mungon stafi i nevojshëm  për të përfituar nga mundësitë e jashtme të financimit. 

Ne kemi arritur njohuri dhe ekspertizë të konsiderueshme, me theks të veçantë në zhvillimin urban dhe rural, mjedisin, inovacionin social dhe shëndetin, energjinë e qëndrueshme, kulturën dhe transportin. Duke shfrytëzuar këtë ekspertizë, ne ofrojmë udhëzime strategjike, si dhe përpilim të dokumenteve, si strategjia për zhvillimin ekonomik lokal, strategjia për turizëm, auditimi urban, dokument të vlerësimit të projekteve, metodologji të ndryshme, studime, rekomandime të politikave, si dhe vlerësime të raporteve për të mbështetur aplikimin dhe/ose zbatimin e suksesshëm të projektit. 

Përveç kësaj, ne marrim pjesë në konsorciume ndërkombëtare, në përpilim dhe implementim të aktiviteteve në programet e financimit të BE-së. Këto shërbime u drejtohen në veçanti institucioneve publike të kualifikuara për të aplikuar në programet e financimit të BE-së.

Zhvillim të projektit

Zhvillimi I projektit fillon duke vlerësuar opsionet e financimit dhe duke zgjedhur programin e duhur që përputhet me idenë tuaj të projektit. Pasi të kemi kuptuar plotësisht nevojat dhe pritshmëritë tuaja, ne vazhdojmë me zhvillimin e konceptit të projektit dhe hartimin e aplikacionit, i cili pasohet nga një analizë gjithëpërfshirëse.

Për të konceptuar projektin tuaj, ne angazhohemi në një sërë takimesh bashkëpunuese, ku përcaktojmë aktivitetet, objektivin dhe rezultatet që përputhen me kërkesat tuaja. Stafi ynë posedon njohuri të gjera mbi konceptimin e idesë tuaj si dhe njeh rregullat për të lehtësuar këtë proces. Për më tepër, ne ndihmojmë në formimin e një partneriteti duke identifikuar partnerë dhe ekspertë të mundshëm nga rrjeti ynë i gjerë, pasi besojmë se suksesi i një aplikacioni varet nga partnerët e një konsorciumi. 

Si fazë të fundit, ne zhvillojmë aplikacionin e projektit, duke ndarë detyrat midis partnerëve me të gjitha kërkesat administrative përkatëse të nevojshme për paraqitjen e një projekt-propozimi të suksesshëm.

Menaxhim të projektit

Ne kemi ekspertizë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve, si: IPA Bashkëpunimi ndërkufitar, BE për Komunat, MSIP, INTERREG IPA ADRION, INTERREG EURO-MED, URBACT dhe IPARD. Përveç kësaj, ne kemi ekspertizë edhe në menaxhimin e projekteve dhe thirrjeve nga institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut. 

Ne ofrojmë mbështetje të plotë gjatë gjithë ciklit të projektit. Ekipi ynë ofron një shërbim gjithëpërfshirës, i cili përmban koordinimin ditor, komunikimin, financimin dhe raportimin. Ne punojmë me përkushtim për të përmbushur kërkesat specifike të klientëve tanë dhe për të përshtatur metodat dhe zgjidhjet tona në përputhje me thirrjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Komunikim të projektit

Ne ofrojmë një sërë shërbimesh për një komunikim efikas të projektit. Në pjesën e komunikimit të brendshëm, përmes shkëmbimit të njohurive, ndërtimit të kapaciteteve përmes takimeve dhe konsultimeve, ne ngrisim angazhimin brenda partnerit tonë të konzorciumit për të arritur qëllimet e projektit. Në pjesën e komunikimit të jashtëm, ne kemi përvojën dhe ekspertizën për të organizuar ditët informative, strategjinë e komunikimit, krijimin dhe mirëmbajtjen e mediave sociale dhe faqeve të internetit, si dhe krijimin e materialeve promovuese.

Dëshironi të shihni çfarë mund të bëjmë për biznesin tuaj?