Rreth nesh

Kush jemi ne?

Pro Solution Grants NMK është një kompani konsulence shumë innovative dhe fleksibile në drejtim të dhënies së shërbimeve të konsulencës.

Puna jonë konsiston në lehtësimin dhe gjetjen e fondeve zhvillimore për kompanitë që kërkojnë rritje të vazhdueshme, konsulencë për avantazhet e përdorimit të teknologjisë innovative në procesin e prodhimit, konsulencë për rritje të efikasitetit energjetik dhe përdorimit të energjisë së ripërtrirëshme, rritje të përgjegjësisë së kompanisë dhe shëndrimin e saj në eko-friendly.

Konsulentët e Pro Solution Grants NMK gjithmonë i kryejnë obligimet në kohë dhe me përgjegjësi maksimale ndaj klientëve tanë.

MISIONI DHE VIZIONI

Angazhimi ynë qëndron në ofrimin e udhëzimeve dhe mbështetjes së ekspertëve tanë për kompanitë dhe organizatat që kërkojnë mundësi financimi nga programe dhe thirrje kombëtare dhe ndërkombëtare. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët të identifikojnë mundësitë e përshtatshme të granteve dhe të përpilojmë me sukses dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Qasja jonë kryesore është të ofrojmë udhëzime të personalizuara, si dhe të ndërtojmë partneritete të qëndrueshme. Stafi ynë punon për të ndërtuar partneritete afatgjata, duke i ndihmuar klientët të sigurojnë fonde jo vetëm për një projekt, por për nisma dhe programe të vazhdueshme.

Vizioni ynë është të bëhemi kompania më e suksesshme e konsulencës në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe një këshilltar i besuar për kompanitë private dhe organizatat e ndryshme që synojnë të ndërmarrin hapa të mëtejshëm në zhvillimin e tyre.

RRJETI YNË

Rrjeti ynë i gjerë i partnerëve transnacional na mundëson të bëjmë bashkë organizata nga vende të ndryshme si dhe nga fushë veprime të ndryshme. 

Qasja jonë shumëkombëshe është veçanërisht e dobishme në trajtimin e sfidave që lindin për shkak të mjediseve të ndryshme politike dhe konteksteve të ndryshme kulturore, gjuhësore, ekonomike dhe sociale brenda vendeve të IPA-s, ku bë pjesë Maqedonia e Veriut, si dhe brenda Bashkimit Evropian. 

Ne vazhdimisht përpiqemi të zgjerojmë dhe rrisim rrjetin tonë për të ju ofruar klientëve tanë mbështetjen më të mirë të mundshme për projektet e tyre.

Dëshironi të shihni çfarë mund të bëjmë për biznesin tuaj?