Thirrja për pjesëmarrje në programin “Ekonomia e Kujdesit” për personat e papunë, tash më është e hapur

➡️UNDP në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe Agjencionin për punësim në RMV shpall të hapur thirrjen për personat e papunë, në kuadër të programit #careeconomy, si pjesë e Planit Operativ për masa dhe programe aktive për punësim #ShansPërTëGjithë

➡️150 persona të papunë do të kenë mundësinë të ndjekin trajnime tre mujore falas për kujdestarë dhe asistentë, të cilat do të realizohen në nivel vendor. Duke mbaruar trajnimin, personat e papunë do të kenë mundësi për punësim në institucione për mbrojtje sociale të të moshuarve dhe në shoqata qytetarësh.

➡️Punëdhënësit potencial, do të punësojnë 100 persona të trajnuar, të cilët do të ofrojnë shërbime sociale për ndihmë dhe përkujdesje në amvisëritë e personave përfitues të këtyre shërbimeve

📝 Paraqitja bëhet në 30 qendrat e punësimit pranë Агенција за вработување на РСМ / Agjencia për punsim e RMV, duke mbushur fletëparaqitje.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *