Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të përfitojnë nga një plan i ri rritjeje prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor. Plani do t’i sjellë rajonit disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE përpara anëtarësimit, do të nxisë rritjen ekonomike dhe do të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike aq të nevojshme. Plani i rritjes duhet të përshpejtojë ndjeshëm procesin e zgjerimit dhe rritjen ekonomike të rajonit.
Plani i ri i rritjes bazohet në katër shtylla:
1. Rritja e integrimit ekonomik të rajonit në tregun e përbashkët të BE-së
2. Nxitja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal
3. Përshpejtimi i reformave themelore
4. Rritja e ndihmës financiare për të mbështetur reformat
Partnerët e Ballkanit Perëndimor do të duhet të kryejnë reforma kyçe për të marrë fondet e alokuara. Ata do të ftohen të përgatisin një axhendë reformash bazuar në rekomandimet ekzistuese nga raportet e zgjerimit si dhe në programet e reformës ekonomike. Këto agjenda do të vlerësohen dhe miratohen nga Komisioni.
Zgjerimi mbetet një politikë kyçe e Bashkimit Evropian. Anëtarësimi i plotë në BE për Ballkanin Perëndimor është në interesin politik, të sigurisë dhe ekonomik të Unionit dhe do t’u përgjigjet aspiratave të njerëzve në rajon.
Për më shumë informacion klikoni këtë me PDF: Plani i Ri i Rritjes per Ballkanin Perendimor