Creative Innovation Lab 2026 – Laboratori për inovacion krijues

Programi: Creative Europe – Komponenta ndër-sektoriale
📅 Afati i fundit për aplikim: 23 prill 2026 (ora 17:00 – koha e Brukselit)

Shiko thirrjen dhe apliko këtu

Qëllimi i thirrjes

Thirrja Creative Innovation Lab 2026 mbështet zgjidhje dhe mjete inovative digjitale që lidhin sektorin audiovizual (i detyrueshëm) me muzikën, botimet apo muzetë.

Synimi është të nxisë bashkëpunimin ndërmjet industrive kulturore dhe krijuese në Evropë, për të:

  • Përshpejtuar tranzicionin e gjelbër (në përputhje me European Green Deal dhe New European Bauhaus);

  •  Përmirësuar konkurrueshmërinë dhe transformimin digjital;

  • Shfrytëzuar teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale (AI), blockchain, Big Data dhe botët virtuale (metaverse).


Prioritetet dhe rezultatet e pritshme
  • Zhvillimi i mjeteve digjitale inovative për shpërndarje, monetizim dhe analizë të përmbajtjeve kulturore;

  • Krijimi i zgjidhjeve me AI dhe blockchain për menaxhim transparent të të drejtave të autorit;

  • Mbështetje për botët virtuale dhe metaverse për promovimin e kulturës dhe angazhimin e audiencave të reja;

  • Integrimi i praktikave të gjelbra në industrinë kulturore dhe krijuese.


Kush mund të aplikojë

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Organizatat publike dhe private, përfshirë kompanitë teknologjike, start-up-et, institucionet kulturore dhe organizatat audiovizuale;

  • Inkubatorët dhe akseleratorët inkurajohen veçanërisht;

  • Kërkohet një qasje ndër-sektoriale me përfitime të qarta për të gjithë partnerët dhe sektorët e përfshirë.


Financimi
  • Grante për zgjidhje digjitale dhe të gjelbra inovative në industrinë kulturore dhe audiovizuale;

  • Mundësi për mbështetje financiare për palë të treta (subgrants) në kuadër të projekteve të përzgjedhura.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *