Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (CMSR) ju fton të paraqisni projekt propozime zhvillimore për bashkëfinancim nga burimet e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.
📣Qëllimi i ftesës është bashkëfinancimi i projekteve që kontribuojnë në zhdukjen e varfërisë, uljen e pabarazisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vendet partnere dhe të dorëzuara nga entet publike.
Projektet e pranueshme për bashkëfinancim janë projektet në fushën e luftës kundër ndryshimeve klimatike, të fokusuara në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe energjisë (menaxhimi i mbetjeve, trajtimi i ujërave të zeza, uji i pijshëm, etj.)
Përfituesit:
✅ Bashkitë
✅ Subjektet Publike
✅ Ndërmarrjet Publike Komunale
CMSR po i pranon projekt propozimet në mënyrë të vazhdueshme. Projekt propozimet janë pjesë e programit 2023-2024.
🎯 PRO SOLUTION GRANTE NMK
grants@prosolutionnmk.com