Nga viti 2024, shfrytëzues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina do të mund të përfitojnë nga mundësitë e bashkëpunimit të ofruara nga programi.
Intereg Europe është një program për bashkëpunim ndër-rajonal i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Buxheti total i programit prej 379 milionë euro synon të mbështesë një gamë të gjerë përdoruesish potencialë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, nëpërmjet financimit të projekteve në interes rajonal dhe shkëmbim të përvojave përmes Platformës së Mësimit të Politikave.
Programi mbulon temat: Evropa më e zgjuar | Evropa më e gjelbër | Evropa më e lidhur | Evropa më sociale | Evropa më afër qytetarëve dhe | Qeverisja më e mirë në nivel rajonal |.
Më shumë informacion rreth Programit mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: